Gjatë intervistës përballë Eni Vasilit në emisionin “Studio e hapur” në TV “News 24”, Pandeli Majko e pati një përgjigje edhe për liderin e ardhshëm të PS-së, në se ai do të jetë Erion Veliaj apo Saimir Tahiri…
Veliaj dhe Tahiri janë një dyshe e padiskutueshme si unë dhe Meta vite më parë, keni thënë ju në fushatë, por a i shihni si pretendentët për kryetar partie?
Kjo do më hapte probleme. Po ja mund të thosha që këta janë dyshja që do konkurrojnë por çfarë ka ndodhur kemi humbur zgjedhjet apo çfarë? Më duket një diskutim pak i përhapur. Janë dy protagonistë të brezit të tretë të PS, me një lloj humori iu drejtohem në publik, mos përsërisni gabimet tona, të mijat dhe Metës, të brezit të dytë. Ndryshe s’do ishim sot në parti të ndryshme.
Ndoshta Meta është i kënaqur në partinë e tij?
Do të duhej një natë dimri për të diskutuar.
Mendon që është penduar?
Jo, nuk besoj
A po projektohet Veliaj si lider?
Do vijë natyrshëm lideri, po ju them se diskutimi është gjysmë i vdekur pa filluar.
Midis Veliajt e Tahirit jeni gati të zgjidhni?
Për mua të dy janë protagonistë por ka edhe të tjerë. Është edhe një palë protagonistësh të tjerë, po flasim për FRESSH-istat e rinj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/