Kreu i LSI-së Ilir Meta, aleati i Edi Ramës në mazhorancë, ka ripërsëritur sot qëndrimin e tij për qeveri besimi, për zgjedhjet e lira e të ndershme.
Nga mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së, ai ripërsëriti gjithashtu se ai, partia ministrat dhe deputetët e tij, janë gati të sakrifikojnë
“ Unë nuk them që Edi Rama të japë dorëheqjen nga kryeministër. Kur them një qeveri besimi është që këtu nuk ekziston një besim real, i përgjithshëm tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Edhe po t’ju pyes a do bëjmë koalicion, do thoni kemi numërues, s’kemi numërues. Do na marrin votat ata apo kanë frikë njerëzit.
Në një vend ku njerëzit kanë frikë dhe përdoren forma që nga Kodi Zgjedhor që është praktikisht antidemokratik.
Sot, më shqiptar është më toleranti, dhe ai që është më tolerant është më i fortë.
Ne jemi gati të sakrifikojmë. Jam i sigurt se nuk ka asnjë humbje vote. Edhe në 2013 u ndamë me Berishën nuk humbëm votat përkundrazi”, u shpreh Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/