Durrës shkatërrohet rrjeti, arrestohen 9 prostituta

Durrës shkatërrohet rrjeti, arrestohen 9 prostituta

353
0
Shares

Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit. Gjatë operacionit policor, në zbatim të urdhërave të ndalimit të Prokurorisë së Durrësit, janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.

Këta persona janë ndaluar, si të dyshuar për veprën penale të ”Mbajtjes se Lokaleve per Prostitucion”, ”Shfrytëzimit te Prostitucionit” dhe ”Prostitucion”.

Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar se:

Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durres , rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S.

Në ambjentet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D), ta cilat, pasi sigurojnë klientët në ambjente të ndryshme dhe bien dakort për pagesën, i cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhenieve seksuale. Këto vajza kanë rënë dakort me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakort me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli. Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhëra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY