Prokuroria s’bindet nga përgjigjet “nuk mbaj mend” të ushtar Baramuçës

Prokuroria s’bindet nga përgjigjet “nuk mbaj mend” të ushtar Baramuçës

61
0
Shares

Gerald Baramuça, i plagosur në spital

Prokuroria e Shkodrës, nuk bindet nga dëshmia e parë e ushtarit Gerald Baramuça dhe urdhëron të rimerret në pyetje.
ABC News, bën të ditur se me urdhër të shefit të akuzës së Shkodrës, është kërkuar të rimerret në pyetje ushtari Baramuça, me dyshimin se nuk thotë të vërtetën. Pas këtij urdhri, mësohet se prokurori dhe oficerët kanë marr kontakt me ushtarin, por për shkak se I është nënshtruar një operacioni ortopedik në Qendrën Spitalore të Traumës pyetja e tij nuk është bërë I mundur. Për këtë fakt, është caktuar një ditë tjetër për të rimarr në pyetje, pasi dyshohet se ai fsheh diçka për hetuesit. Pasi në dëshminë e dhënë vetëm 3 ditë pas rrëzimit, ushtari Baramuça shumë pyetjeve nuk i është përgjigjur duke u mjaftuar me shprehjen nuk mbaj mend.
Nga ana tjetër, me ndihmën e oficerëve të policisë ushtarake të Forcave të Armatosura prokuroria ka marr në pyetje edhe 4 ushtarak të Repartit të Helikopterëve në Farkë. Të pyetur për ngjarjen janë komandanti i regjimentit të helikopterëve, Kolonel Kuto Hasani, rreshtere Sofije Ramçaj, tetarja Elsa Alku që janë personeli i mbajtjes së shkresave dhe planit të fluturimit e protokolli. Si dhe kapiteni Valentin Korbi, që ka qenë edhe personi i cili ka komunikuar i fundit me dy pilotët që humbën jetën nga rrëzimi helikopterit. Hetuesit thonë se komunikimi i fundit radiofonik i dy pilotëve me operatorin e kullës së vrojtimit në Farkë ka qenë ora 13:45 minuta dhe vetëm pak minuta më pas helikopteri është zhdukur nga monitori e operatorit të kullës së vrojtimi në Farkë. Sipas burimeve pranë grupit hetimore, ky është vendi ku helikopteri EC 145 është rrëzuar, i detajuar në hartën që dy pilotët kishin në bord me të cilën ndiqnin edhe koordinatat e fluturimit.
Sa i përket kartës së memories së kamerës së sigurisë, hetuesit thonë se ajo është e rikuperueshme por vetëm nga programi dhe ekspertët e kompanisë franko-gjermane të prodhimit të helikopterëve. Ku edhe do të dërgohet nga prokuroria për ekzaminim, në prani të një prokurorit dy përfaqësuesve të ministrisë së mbrojtjes dhe ekspert të pavarur nga të cilët është kërkuar asistence teknike. Nga ana tjetër, i çuditshëm është fakti se pse Ministria e Mbrojtjes nxitoi duke I shpall dy pilotët dëshmor të kombit pa përfunduar hetimi penal apo administrative I shkakut të rrëzimit të helikopterit mesditën e 6 prillit në liqenin e Shkodrës. 


gerald baramuça, spital1
Gerald Baramuça, i plagosur në spital

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY