Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u bën thirrje palëve politike që të angazhohen seriozisht për një tryezë dialogu dhe të largohen nga retorikat boshe pa produkt.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me anë të një deklarate për median, ka thënë mesditën e sotme se i ka përgatitur dhe plotësuar të gjitha kushtet për një tryezë dialogu, por Rama vazhdon ende me shantazhet.
“Presidenti i Republikës nuk e ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme.
Për fatin e keq të kulturës politike, ka qenë Kryeministri i vendit që ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë sistematike institucionin e Presidentit.
E kemi shprehur shqetësimin për delegjitimizimin e pushtetit të Presidentit dhe kultivuar kultin e individit.
Askush nuk mund të fyejë seriozitetin dhe integritetin e institucionit më të lartë të shqiptarëve.
Presidenti i vlerëson si shumë të rëndësishme, rekomandimet e OSBE/ODIHR, por këto janë për tryezën e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe jo për axhendën e Presidentit për zgjidhjen e krizës.
Presidenti i Republikës i bën thirrje palëve të të ulen në dialog dhe të lënë retorikat pa produkt”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/