INTERVISTA/ Blushi flet për manipulimin e referendumit. Ja çfarë thot ai për...

INTERVISTA/ Blushi flet për manipulimin e referendumit. Ja çfarë thot ai për Ruçin, Majkon dhe Pëllumbin

87
0
Shares

I ftuar në studion e “News 24”, deputeti Ben Blushi ka folur edhe për zhvillimet në Partinë Socialiste dhe planet e tij. Blushi ka përsëritur akuzat se procesi ishte manipuluar, dhe kutitë ishin mbushur paraprakisht. Këto akuza deputeti rebel i PS-së i mbështet në faktin se Edi Rama, kreu i PS nuk ka bërë asnjë ditë fushatë.

Blushi tha se provat filmike në emisionin “Stop” tregojnë se si u manipulua referendumi. Ai shton se Rama e dinte që do ta manipulonte votimin, ndaj nuk lejoi edhe garë. Ai tha se rezultatet e referendumit duhet t’i japë Komisioni Zgjedhor dhe jo një ministër, sikurse ndodhi me referendumin e 9 prillit, ku rezultatet i dha Blendi Klosi, të cilin Blushi e cilësoi palë me fituesin.

Me tej Blushi tha se emrat e votuesve janë shënuar në copa letre në kundërshtim me çdo lloj procedure zgjedhore. Ai theksoi edhe një herë se nuk synon rrëzimin e qeverisë, por rrëzimin e metodës qeverisëse të rilindjes.

“Nëse KQZ nuk shpall rezultatin zyrtar për çdo bashki dhe çdo kuti, si mund ta ankimosh. Ndaj po presim që KQZ i PS të nxjerrë rezultatin përfundimtar” shprehet Blushi. Deputeti thotë se ka prova që në referendum nuk kanë votuar më shumë se 40% e socialistëve dhe se kutitë janë mbushur.

Kemi të bëjmë me një situatë në PS, ku një pjesë e institucioneve nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave tuaja. Z. Ruçi tha se duhet t’i bëni kërkesat zyrtarisht dhe jo mediatikisht. A i keni bërë ju kërkesat zyrtarisht?

Po e marr një rast mediokër për një dyqan, i cili grabitet, kush e ka fajin ai që nuk u lejua të vëzhgojë apo ai që e grabit. Kjo ka ndodhur në referendum. Kam kërkuar zyrtarisht të ketë vëzhgues. Kam kërkuar fushatë. Unë nuk kam mundësi ta thërras Partinë Socialiste të Gjirokastrës dhe as të Sarandës por PS ka mundësi, kjo gjë nuk ka ndodh, nuk mu la. Rama shpikësi i këtij referendumi dhe nuk bëri 1 ditë fushatë. Pse? Sepse dinte rezultatin që shkroi në tavolinë. Dinte rezultatin final ndaj nuk kishte arsye të bënte fushatë. Kam pyetur pa pushim këto ditë, askush nuk e di. I patë pamjet në Stop. Ai pyeste çfarë duhet të bëj. Duhet të votosh ‘Po’ i thanë.

Qëndrimi ndaj Ruçit?

Unë nuk kam një problem themelor me PS, por me rilindjen, që është një grup uzurpues në PS. Ishin vartësa të kryeministrit që kërkoi referendumin. Debati im është me rilindjen. Ruçi është socialist i vjetër. Kam kërkuar për shkak se që nga Kongresi deri më sot nuk ka asamble apo kryesi në PS, nuk janë konsitutuar nga Kongresi. I vetmi që mblidhet është grupi parlamentar. Dhe kam kërkuar të më jepet mundësia të shoh kutitë dhe të shoh si zgjedhësit kanë votuar. Ka një listë zgjedhësish, e kush nuk ka emrin nuk voton. Për të vërtetuar që je ti duhet dokumenti i identifikimit. Dua listën e votuesve që është brenda çdo kutie. Kam mesazhe nga të gjitha rrethet që me thonë nuk kemi votuar, por e dimë se çfarë ka ndodhur. Janë shkruar emra me dorë, si dyqan bakalli.

Por Majko, Pëllumbi, janë rilindje apo PS?

Qeverisja e sotme është e djathtë, e majtë, apo një ditë ashtu një ditë kështu? E gjithë PS mban përgjegjësi nëse vendimet janë kolegjiale, por vendimet e fundit janë personale. Po shkojmë drejt një partie të privatizuar, ku një njeri i konsideron të tjerët të pabarabartë me veten. Ai thotë unë nuk zgjidhem dhe kam një mandat të përhershëm. Mënyra sesi funksionojnë partitë politike determinon mënyrën sesi funksionojnë institucionet në Shqipëri. Nëse partitë politike nuk janë demokratike, si mund të jetë Parlamenti. Në mënyrë ilegale është futur statut i ndryshuar në shtypshkronjë një natë para kongresit, që kreu i partisë jep dorëheqje vetëm kur partia që i drejton del parti e dytë në zgjedhje. Pra ai kërkon ta lërë vetën në krye të PS edhe nëse fiton edhe nëse humb. Se PS del parti e parë në zgjedhje jo prej Ramës, por për arsye se është PS, Rama kështu e gjeti kështu do ta lërë. Sa për Majkon dhe Pëllumbin, nuk dua t’i ndaj njerëzit në ekipe,. Ata janë socialistë, edhe nëse dikush nuk ndan të njëjtin mendim me mua, nuk do të thotë se kanë ndonjë gjë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY