Horoskopi, 14 Prill 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 14 Prill 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

67
0
Shares

Dashi
Do jeni shume provokues sot ju qe keni një lidhje dhe do e bëni partnerin te çmendet edhe njëherë tjetër pas jush. here pas here te dyve do ju duket sikur jeni ne fillimet tuaja. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet te presin ende kohe për te tilla ndryshime. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi dhe do jeni te qete.

Demi
Saturni do ketë ndikim te drejtpërdrejtë sot ne jetën tuaj ne çift. Ai do ju nxite te bëni çdo gjë qe te keni një dite te qëndrueshme dhe pa probleme. Beqaret do realizojnë një takim fantastik nga i cili do linde një histori dashurie pasionante. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por duhet te bëni gjithçka qe ta mbani situatën nen kontroll. Nëse gaboni do keni vështirësi me tepër.

Binjakët
Jeta ne çift do jete e bukur sot. Do jeni bashkëpunues me partnerin dhe nuk do lejoni te tjerët te kenë ndikim tek lidhja juaj. Ne mbrëmje mund te kaloni edhe çaste romantike. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave te tyre. Te ardhurat do fillojnë te kenë përmirësime te njëpasnjëshme. Përfitoni nga kjo gjë për te hequr disa para mënjanë.

Gaforrja
Dite e madhe kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merrni vendime te mëdha qe do ua ndryshojnë njëherë e mire te ardhmen. Jo te gjithë beqaret do jene me fat ne dashuri, megjithatë asnjë nuk do kenë një dite te mërzitshme. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asgjë te gabuar sepse mund te përballeni me pasoja te renda me pas.

Luani
Dite tërësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për ju qe jeni ne një lidhje. Beni atë qe do mendoni si me te arsyeshmen dhe mos mendoni as për te tjerët e as për te ardhmen shume te largët. Beqaret do preferojnë te luajnë edhe me zjarrin vetëm qe ta ndryshojnë statusin sa me pare. Te ardhurat do përmirësohen me shpejt nga sa e kishit menduar. Përfitoni për ndonjë investim.

Virgjëresha
Nuk do keni shume fat ne dashuri sot ju te dashuruarit dhe here pas here ka rrezik te përballeni me probleme. Nuk do jeni dakord me ato qe do thotë partneri dhe kokëfortësia e tij do ju acaroje pa mase. Beqaret nuk duhet te jene impulsive dhe te marri menjëherë vendime sepse do kenë probleme me pas. Buxhetin duhet ta menaxhoni me maturi si kohet e fundit.

Peshorja
Sot do i mendoni gjerat me seriozisht juve qe jeni ne një lidhje dhe do i rregulloni edhe problemet qe ju kishin dale me herët. Beqaret me shume gjase do fillojnë histori dashurie te bukura dhe emocionuese. Asgjë nuk ka për te qene me rutine. Buxheti ka rrezik te dobësohet sepse dëshira juaj për shpenzime do jete e papërmbajtshme. Shpejt do keni probleme serioze.

Akrepi
Tregohuni te kujdesshëm sot juve qe jeni ne një lidhje sepse persona te trete do mundohen t’ua prishin planet. Po filluan mosmarrëveshjet vështirë se mund te stabilizohet gjendja shpejt. Beqaret edhe sikur te duan nuk do mundin dot te qëndrojnë te vetmuar. Gjendja e financave do jete e mire. Shfrytëzojeni këtë rast për te bere te gjitha investimet e menduara.

Shigjetari
Ne tërësi marrëdhënia juaj ne çift ka për te qene e mire. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i thoni me shume fjale te ëmbla atij. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe sapo e kane njohur dhe jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te mësoni te shpenzoni me kursim sepse ne te kundërt shume shpejt kane për te filluar problemet.

Bricjapi
Priten mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite. Për asnjë moment nuk do ndiheni mire dhe mund ta mendoni edhe ndarjen. Beqaret do kenë një dite fantastike dhe te mbushur me takime te mrekullueshme. Shfrytëzojeni sa te mundni. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani nen kontroll sepse dëshira për shpenzime do jete shume here me e madhe sesa ajo për kursime.

Ujori
Nëse jeni ne një lidhje mos flirtoni me persona te tjerë sot sepse keni për te pasur probleme serioze me pas. Nëse nuk ndieni me si me pare për partnerin me mira ja shprehni atij këtë gjë. Beqaret do gjejnë një person qe do ju përshtatet ne çdo pike. Dite e paqëndrueshme për sa iu përket financave. Ne disa momente mund te gjendeni edhe ne vështirësi te mëdha.

Peshqit
Kjo e sotmja do jete një dite shume e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni edhe me tepër ndjenjat dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret do fillojnë lidhje pasionante me disa persona te cilët me pare i kane tallur dhe as qe i kane marre ne konsiderate. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sidomos nëse kohet e fundit keni pasur vështirësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY