SHBA nxin Ramën: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë

SHBA nxin Ramën: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë

75
0
Shares

Problemet më të mëdha në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.

Ky është vlerësimi që jep raporti vjetor i Departamentit amerikane të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut, i bërë public të mërkurën.

Pandëshkueshmëria është një prej problemeve të tjera me të cilat përballet Shqipëria, sipas raportit. “Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale,” nënvizon raporti. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë.

Si probleme të tjera shqetësuese për Shqipërinë përmenden dhuna e ushtruar nga policia dhe keqtrajtimi i të dyshuarve gjatë periudhës kur ata mbahen të ndaluar dhe merren në pyetje; po ashtu evidentohen rastet e mbajtjes për një kohë të gjatë të të pandehurve në qendrat e ndalimit, pa u ngritur akuzat, si dhe kushtet jo normale nëpër burgje.

Një tjetër problem i Shqipërisë përsa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës së shtetëzuar gjatë periudhës komuniste.

Në raport po ashtu përmendet keqtrajtimi i fëmijëve, martesat në moshë jo madhore, fëmijët që jetojnë nëpër rrugë, në veçanti ata të komunitetit rom.

Në raport përmendet fakti që Shqipëria vazhdon të jetë burim dhe destinacion i trafikimit të qënieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar.

Diskriminimi dhe keqtrajtimi i komuniteteve të romëve dhe egjiptianëve të Ballkanit, diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, ishin disa probleme të tjera të evidentuara në kapitullin për Shqipërinë.

Për çështjen e lirisë së shtypit, në raport thuhet se kushtetuta e vendit siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe se qeveria në përgjithësi i mbështet këto të drejta, por ka patur njoftime se qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale janë përpjekur të ndikojnë tek shtypi në mënyra të papërshtatshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY