Vendi ku vota parlamentare e të moshuarve “blihet” edhe me viagra

Vendi ku vota parlamentare e të moshuarve “blihet” edhe me viagra

78
0
Shares

Blerja e votave nuk është vetëm fenomen shqiptar. Një mënyrë e çuditshme për të marrë votat vjen nga një qytet në Korenë e Jugut. Në këtë vend të moshuarve iu dhanë viagra në mënyrë që t’ju merrnin atyre votën në zgjedhjet parlamentare.
Blerja e votave ka ndodhur në qytetin Suwon, 30 kilometra larg kryeqytetit të Seulit. Pas plasjes së skandalit, mësohet se prokuroria e qytetit të Suwon ka hapur një hetim kundër kandidatit që dyshohet se jepte viagra në këmbim të votës.
“Ende duhet që të konfirmojmë vërtetësinë e akuzave. Nëse këto akuza vërtetohen konstatojmë se bëhet fjalë për shkelje të rregullave zgjedhore”, zëdhënësi i Prokurorisë së qytetit në Suwon.
Në Korenë e Jugut, shit-blerja e votës konsiderohet krim dhe dënohet me më se pesë vjet burg ose gjobë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY