VENDIMI/ Ngjarja me protagonist Kostandin Xhuvanin, prokurori Skënder Demiraj: Djalin tim e...

VENDIMI/ Ngjarja me protagonist Kostandin Xhuvanin, prokurori Skënder Demiraj: Djalin tim e vrau policia

685
0
Shares

Viktima, Arbër Demiraj

Ngjarja e datës 4 nëntor 2014, te një lokal përballë Fakultetit Filologjik, ku mbetën të vrarë tre persona, Arbër Demiraj, Enea Xhaji dhe Edison Jaho, rikthehet për gjykim. Këtë herë, objekti i saj lidhet me hetimin dhe gjykimin e vrasjes së Arbër demirajt, por edhe me mosdhënien e ndihmës ndaj tij, për më tepër edhe pengesën e policisë, sipas pretendimeve të familjarëve të viktimës.
“Ankimim kundër Vendimit të prokurorit, ‘Për pushimin e hetimeve të procedimit penal nr. 8708, te vitit 2014’ dhe vazhdimin e hetimeve”, citohet objekti i kërkesës nga Vendimi i datës 7 prill 2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
ad1Jo vetëm kaq, por babai i Arbër Demirajt, prokuroi Skënder Demiraj, pretendon dhe akuzon policinë për vrasjen e djalit të tij.
“Nga shqyrtimi gjyqesor i kesaj ceshtje rezultoi se mbi kallezimin e shtetasit Skender Demiraj, prokuroria ka rregjistruar Procedimin Penal Nr. 8708, te vitit 2014, pasi ne daten 04. 11. 2014 rreth ores 04:19 eshte vrare me arme zjarri djali i kallezuesit, shtetasi Arber Demiraj. Ne kete kallezim sqarohet se ne oren 04:26 Skenderi se bashku me bashkeshorten kane shkuar ne vendin e ngjarjes pas njoftimit te marre nga djali i kunates, shtetasi Alban Ballcaj. Sipas shtetasit Skender Demiraj, djalit te tij nuk i eshte dhene ndihma e pare mjeksore nga punonjesit e policise, pavaresisht kembenguljes se tij qe Arberi te cohej ne spital per te marre ndihme mjekesore. Kjo ndihme i eshte dhene nga mjeku pas kalimit te 1 ore e 10 minutave, kur ai kish vdekur. Ne kallezimin e tij ai shpjegon se ju ka kerkuar ndihme oficereve te policise e shefave qe ishin te pranishem, por kjo ndihme  nuk i eshte dhene duke i thene se eshte njoftuar ambulanca dhe nuk e linin te prekte djalin. Pasi ka ardhur ambulanca, nga ana e tij eshte kerkuar qe djali te cohej ne spital por ata nuk i jane afruar djalit te tij, por kane marre kufomat brenda lokalit. Me pas, pas 30 minutave ka ardhur nje ambulance tjeter dhe nje mjek ka kerkuar ti bente djalit te tij adrenalinen, por ka konstatuar se ai kishte vdekur dhe e kane cuar ne morg. Sipas kallezuesit, djali i tij eshte trajtuar nga policia si kriminel dhe eshte lene qellimisht te vdese ne menyren me te poshter pa e prekur njeri me dore dhe duke i penguar njerezit qe donin ta ndihmonin dhe perfundimisht,
sipas tij, djalin e tij e ka vrare Policia e Shtetit dhe jo Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida. Lidhur me sa siper nga nga ana e kallezuesit eshte kerkuar zgjidhje ligjore, lidhur me veprimet e punonjesve te policise qe kane qene ne vendngjarje e qe kane ndermarre veprime kriminale ndaj djalit te tij.
Lidhur me ngjarjen Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka derguar per gjykim shtetasit Konstandin Xhuvani per vepren penale te parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal, kurse per shtetasin Erald Sida, i dyshuar per veprat penale te parashikuar nga neni 113/2 dhe 300 te Kodit penal eshte ndare ceshtja”,
thuhet më tej në të njëjtin vendim.
ad2Pas shqyrtimit të ëktij animimi, Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi, “Shfuqizimin e Vendimit te dates 29. 12. 2015, te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, ‘Per pushimin e hetimeve te çeshtjes penale Nr. 8708, te vitit 2014’, duke urdheruar vazhdimin e hetimeve per kete çeshtje”.

arbri2
Arbër Demiraj me babanë e tij, Skënder Demiraj


Për më shumë mund të lexoni edhe

Masakra e Kostandin Xhuvanit, babai i viktimës Arbër Demirajt: Policia s’më lejoi ta çoja djalin në spital
/web/Masakra_e_Kostandin_Xhuvanit_babai_i_viktimes_Arber_Demirajt_Policia_s_me_lejoi_ta_coja_djalin_ne_spital_17244_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY