AFATET & DOKUMENTET/ Presidenti shpall fillimin e procedurave për plotësimin e një...

AFATET & DOKUMENTET/ Presidenti shpall fillimin e procedurave për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Lartë

61
0
Shares

Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në vijim të njoftimit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi një vend vakant që pritet të krijohet, nga përfundimi i mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpall fillimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë.
Në zbatim të neneve 3 dhe 4 të ligjit të lartpërmendur, Presidenti i Republikës njofton publikisht, në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe afatin, brenda të cilit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesat.
Afati për të paraqitur kërkesat fillon ditën e premte, datë 15 prill 2016 dhe përfundon ditën e hënë, datë 25 prill 2016.

Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1-    Kërkesë me shkrim,
2-    Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar),
3-    Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën ose nga dhomat  kombëtare të avokatisë, noterisë, përmbarimit, etj.
4-    Të vërtetojë se nuk ka masë disiplinore në fuqi, nuk ka qene i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 5 vitet pararendëse nga data e kandidimit,
5-    Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).


Shënim: Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, aplikantët duhet që brenda afatit të përcaktuar më sipër, bashkë me dokumentacionin e kërkuar të sjellin dhe formularin e vetëdeklarimit, sipas modelit të miratuar me Vendim nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit ose mosparaqitja e tij përbën shkak për mosemërimin në funksionin publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY