DASH ngre alarmin për Shqipërinë, korrupsioni në çdo degë të qeverisjes

DASH ngre alarmin për Shqipërinë, korrupsioni në çdo degë të qeverisjes

66
0
Shares

Korrupsioni në çdo degë të qeverisjes, DASH ngre alarmin për Shqipërinë. Denoncimin e ka bërë Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma
Duke renditur, abuzimet më të mëdha, Duma bën të ditur se, kjo është oligarkia e korrupsionit, e paralajmëruar herët edhe nga sekretari Kerri, oligarki që ka zgjedhur të ndjekë luksin, pasurinë, e të varfërojë e shtypë popullin.
“Korrupsioni.
Korrupsioni i shtrirë kudo, në çdo degë të qeverisjes.
Ky është problemi më i madh i Shqipërisë.
Ky është konkluzioni i Departamentit amerikan të Shtetit.
Raporti vjetor i DASH e vë korrupsionin në krye të listës.
Korrupsioni i 340 milionë eurove të shëndetësisë të ndara nga Edi Rama e Ilir Beqaj me miq e klientë, ndërkohë që njerëzit po vdesin spitaleve se nuk kanë para të blejnë ilaçet.
Korrupsioni i 400 milionë dollarëve që u vodhën në dogana e tatime në një vit, ndërkohë që bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat e rritura.
Korrupsioni i 970 milionë eurove dëme të konstatuara nga KLSH përmes tenderave të paligjshëm, me fitues të përcaktuar, ndërkohë që investitorët po ikin, po braktisin vendin.
Korrupsioni që ka formën e luksit qeveritar, të vilave e sarajeve, të syzeve 60 mijë euro të Gregut, ndërkohë që 46.2 për qind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë, ndërkohë që 100 mijë shqiptarë kanë ikur të dëshpëruar në eksod masiv.
Korrupsioni i aferës Rama-CEZ, ku iu morën shqiptarëve 500 milionë euro, u ndanë në një pazar të pisët, ndërkohë që shumica e shqiptarëve nuk paguan dot faturën e rritur të dritave.
Korrupsioni i Koços që ka dorë në çdo tender, në çdo fond, në çdo licencë, në çdo pasuri.
Ky pra është korrupsioni që shqiptarët ndeshin çdo ditë në jetën e tyre, që e provojnë çdo ditë në lëkurën e tyre.
Tashmë dhe një alarm ndërkombëtar, i vendosur në krye të problemeve të Shqipërisë nga raporti i Departamentit Amerikan të shtetit.
Kjo është oligarkia e korrupsionit, e paralajmëruar herët edhe nga sekretari Kerri, oligarki që ka zgjedhur të ndjekë luksin, pasurinë, e të varfërojë e shtypë popullin”, shprehet Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY