Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, një kërkesë dhe tre objektiva për Ramën

14/04/2017
Basha, një kërkesë dhe tre objektiva për Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministri Edi Rama sot.
Sipas Bashës, dialogu i vërtetë nuk duhet të jetë për fasadë e foto, por me përgjegjësi për ti dhënë zgjidhje krizës.
Duke ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen e Ramës, Basha ka artikuluar edhe tre objektivat që duhet të shoqërojnë këtë dorëheqje.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës


bsh_copy_2Kam insistuar që në fillim se dialogu me Edi Ramën duhet të jetë i vërtetë dhe jo dialog fasadë, sa për të bërë foto e për të dalë para kamerave. Dialogu i vërtetë nuk mund të zëvendësohet nga dy monologje shterpë. Dialogu i vetëm i vërtetë është ai që përgatitet me përgjegjësi të lartë për t’i dhënë zgjidhjen e vërtetë krizës së vendit: krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për të përgatitur këtë dialog kemi vënë në dispozicion prej 8 ditësh negociatorët tanë.
Nuk po i kërkojmë Edi Ramës pushtetin në tavolinë, ne do të mbetemi në opozitë deri sa populli të na votojë për të qeverisur me votën e tij të lirë. Ne po i kërkojmë Edi Ramës që të hiqet mënjanë, për t’i hapur rrugën një qeverie teknike, të paanshme, e cila duhet të përmbushë tre objektiva jetike për demokracinë dhe të ardhmen e vendit:
1. Zbatimin e dekriminalizimit, për të larguar kriminelët dhe ndikimin e tyre nga politika;
2. Ndalimin dhe luftimin e kultivimit masiv të kanabisit dhe të trafikut të drogës, që janë kthyer në rrezik jetik për demokracinë, rendin dhe të ardhmen e vendit;
3. Garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Dialogu i vërtetë kërkon që Edi Rama të vendosë të ndahet nga krimi. Nëse e gjen kurajon të ndahet nga pushteti i krimit dhe, për hir të qytetarëve shqiptarë, t’i hapë rrugë qeverisë teknike të zgjedhjeve të lira e të ndershme, unë jam gati të ulem me të kudo, në çdo orë dhe pa asnjë pretendim.
#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

09/06/2026
Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

09/06/2026
Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.