Këndi i lojrave te Liqeni, Shoqëria Civile dorëzon në Gjykatë padi për...

Këndi i lojrave te Liqeni, Shoqëria Civile dorëzon në Gjykatë padi për pavlefshmërinë e lejes

69
0
Shares

Shoqëria Civile ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit Kërkesë–Padinë ku kërkon pavlefshmërinë e vendimit të KKT dhe lejes së ndërtimit që është dhënë për ndërtimin e këndit të lojrave të Parku i Liqenit Artificial.

Në një analizë juridike prej 28 faqesh, Shoqëria Civile ka argumentuar në mënyrë të detajuar dhe ligjore shkeljet e konstatuara duke filluar sipas tyre, që nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e deri të aktet nënligjore.

Shoqërisë Civile sqaron se ndërtimi i këndit lojrave për fëmijë është në shkelje të Konventës së Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit, si edhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit, Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, gjithashtu në padi thuhet se ndërtimi vjen në kundërshtim edhe me disa vendime të këshillit të ministrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY