IframePolicia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle të gjera nga ajri dhe nga toka në zonën e Manzës dhe të Ishmit në Durrës, ku kreu i opozitës Lulzim Basha tha se kishte më shumë se 120 ton drogë.
Policia thotë se në aksion janë angazhuar 200 forca policie si dhe FNSH-ja dhe Drejtoria kundër Narkotikëve.
“Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka. Kontrollet u përqendruan në zonën e Ishmit dhe në Manzë. Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës. U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish-magazina si dhe banesa të braktisura”, thuhet në njoftim.
Policia sqaron se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/