DETAJET/Çfarë ndodhi në takimin me Presidentin Obama

DETAJET/Çfarë ndodhi në takimin me Presidentin Obama

74
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u prit sot, në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden ndërkohë që zyra e shtypit të qeverisë ka përshkruar edhe cështjet kryesore rreth të cilave u zhvillua biseda.

Në një atmosferë miqësore u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon, thekson zyra e shtypit e qeverisë.

“Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falenderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh Presidenti Obama.

Kryeministri Rama falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane.

“Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka SHBA ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së,” – nënvizoi Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e njohu Presidentin Obama dhe Zëvendëspresidentin Biden me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke u ndalur kryesisht në reformën në drejtësi, ndërkohë që prezantoi edhe nismën për të hapur në Tiranë, Qendrën Rajonale për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njofton zyra e shtypit e qeverisë rreth takimit Obama-Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY