Kryeministri Edi Rama tha se ka një mundësi që PS të mos votojë refromën në drejtësi në një intervistë për Top Channel dhënë gazetarit Sokol Balla.
“Kush pengon reformën në drejtësi i mbyll derën e Evropës Shqipërisë. Shqipëria ka një stad tjetër pas kësaj dhe ka një sërë përfitimesh politike dhe financiare më të rëndësishme.
PS nuk do të votojë një reformë që nuk do të shkatojë një tërmet në sistemin e drejtësisë. Tani është nje draft që shkakton tërmet pasi kërkon një skanim të madh të drejtësisë”, tha Kryeministri.
Në vijim Rama tha se do të ketë një zyrë prej 120-150 persona që do të merren vetëm me këtë proces, pra verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk do të jetë kaq e thjeshtë për ata që përdorin flamurin e opozitës për të ngritur cështje që nuk kanë lidhje me reformën ën drejtësi.
Kryeministri Rama më pas ka komentuar edhe takimin e tij me Presidentin Obama. “Ardhja ime këtu është një provë për shqiptarët se vlerësohet shumë marrëdhënie me qeverinë shqiptare. Ballkani është nju histori suksesi dhe unë kam kontributin tim modest”, tha Rama.
Ai tregoi se si Presidenti Obama theu protokollin në takimin me të. Obama, sipas tij do të vinte në drekë pak më vonë se zv/Presidenti, mirëpo ai erdhi në fillim dhe ndenji deri në fund, duke e ftuar Ramën edhe në dhomën ovale.
Rama tha se aty shkëmbeu batuta me Obamën, por që nuk ishte i autorizuar nga Shtëpia e Bardhë t’i bënte publike.
Ai gjithashtu mbrojti deklaratat e mëparshme për Donald Trump, duke theksuar se ai rrezikon shumëçka nga marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
I pyetur për protestat në Nju Jork, Rama gjeti rastin që të sulmonte Presidentin Nishani. Ai tha se nuk ka asgjë të çuditshme kur protestojnë qytetarët, çudi sipas tij është kur një President proteston për kënd lojërash.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/