Presidenti Nishani: Pse u perfshiva ne debatin e parkut te Liqenit dhe...

Presidenti Nishani: Pse u perfshiva ne debatin e parkut te Liqenit dhe replikova me Erion Velinë

100
0
Shares

Presidenti Nishani në një intervistë për Opinion në tv Klan dhene gazetares Desada Meta, ka shpjeguar përfshirjen e tij në kauzën e mbrojtjes së parkut tek liqeni në Tiranë.

Zoti Nishani ka pasur një reagim të fortë dje, një reagim tuajin ndaj deklaratave të Kryetarit të Bashkisë. Ka pasur një shkëmbim deklaratash, por fjalori i përdorur nga ju ka qenë krejtësisht i ndryshëm nga ai që ju keni përdorur herë të tjera. Çfarë ka ndodhur realisht që e ka bërë Presidentin e Republikës të ndryshojë mënyrën e komunikimit me publikun?

Presidenti Nishani: Jo, mënyra e komunikimit me publikun nuk ka ndryshuar, ka qenë absolutisht e njëjta, të cilën e kam ofruar gjatë gjithë kohës, karrierës sime publike dhe politike. Që nga ditët e para që kam hyrë në karrierën politike ka qenë e njëjta gjuhë, dhe nuk ka ndryshuar.
nishani desada

Fjalori ka ndryshuar, le të themi…?

Presidenti Nishani: As fjalori nuk ka ndryshuar. Ka qenë një angazhim i Presidentit të Republikës para dy ditësh për të pritur me kërkesën e tyre në zyrën e Institucionit të Presidentit të Republikës një grup qytetarësh djem dhe vajzash të reja, të cilët protestojnë dhe kërkojnë të mbrojnë pikëpamjen e tyre ndaj një akti që po ushtrohet në Parkun natyror të Tiranës. Besoj se çdo qytetar normal i këtij vendi nuk mund të imagjinoj që Presidenti të refuzojë kërkesën e një grupi djemsh dhe vajzash për t’i pritur në Zyrën e tij, për të dëgjuar çështjet dhe shqetësimet e tyre dhe nëse do të ndodhte në një vend normal, Presidenti do të konsiderohej anormal. Prandaj, unë me shumë kënaqësi i kam pritur dhe dëgjuar dhe kam bërë prezent për opinionin publik qëndrimet e mia brenda një konteksti etik, institucional dhe ligjor. Me kërkesën e tyre gjithashtu m’u kërkua që të shkoja pranë tyre për shkak të situatën shumë të vështirë dhe të paimagjinueshme që ky grup qytetarësh, tërësisht me mendësi civile dhe emancipuese qëndron prej kohësh të gjata pranë vendit ku po dëmtohet në mënyrë të paimagjinueshme Parku natyror, i vetmi park natyror që ka Tirana, në fakt që është i populluar nga qytetarët dhe që shfrytëzohet nga qytetarët, të cilët janë ndeshur me injorimin total të institucionet e shtetit shqiptar, janë ndeshur me dhunën verbale dhe fizike të individëve të ndryshëm që funksionojnë dhe veprojnë brenda uniformës së shtetit, apo shfrytëzojnë uniformën dhe pozicionet e shtetit. Natyrisht që në këtë kontekst besoj që Presidenti i Republikës jo vetëm që është sjellë në mënyrë njerëzore, institucionale, qytetare, por edhe të përgjegjshme për të qenë pranë një grupi qytetarësh, që pavarësisht këndvështrimit të këndeve të ndryshme të shoqërisë që mund të kenë për misionin e tyre, por ama, mbi të gjitha ata shfaqin një qëndrim dinjitoz, njerëzor, paqësor, civil për të bërë prezent një shqetësim, i cili lidhet me një dimension shumë të madh. Unë besoj që këtu duhet të nisë analiza e të gjithë aktorëve të shoqërisë, tek çështja dhe thelbi i kauzës që këta qytetarë kërkojnë të mbrojnë dhe mënyra sesi po sillen aktorët e tjerë duke filluar nga institucionet e shtetit shqiptar.

Megjithatë këta janë një grup i vetëquajtur dhe cilësuar si ambientalist, por dje në shtyp ka pasur le të themi akuza ndaj jush le të themi jeni në mbështetje të një grupi ambientalistësh ndërkohë që jetoni në një pjesë, banesë që ndodhte në parkun për të cilin po bëhet edhe debati dhe eskorta juaja kalon pikërisht përditë brenda ambienteve të këtij parku.

Presidenti: Ky është standardi ky ka degraduar mënyra e komunikimit për fat të keq dhe natyrisht mua më vjen shumë zor që të shpjegoj dhe të japë shpejgime mbi spekulime të këtij niveli krejtësisht vulgar.

Së pari, të gjithë Presidentët e Republikës, unë dhe ata që kanë qenë para meje, për shkak të natyrës dhe protokollit të shtetit jeton dhe funksionon, pra jo vetën jeton por edhe funksionon si institucion në rezidencën presidenciale, e cila përfaqëson dinjitetin por edhe aktivitetin e shtetit, sepse presidenti është 24 orë në aktivitet si kreu i shtetit shqiptar. Eshtë një rezidencë, e cila është ndërtuar, në mos gabojë, rreth viteve ’60. Pas viteve ’90 ka funksionuar si rezidenca presidenciale. Nuk ndodhte brenda parkut të Tiranës ndodhet jashtë parkut të Tiranës, por nuk ka rëndësi kjo. Akuza bëhet që ajo është vilë personale e Bujar Nishanit. Pra, që në këtë moment kuptohet vulgaritetit i standardit më të cilin tentohet të spekulohet opinioni publik.

Së dyti, absolutisht në asnjë rast eskorta ime nuk ka kaluar dhe nuk kalon përmes parkut, përkundrazi. Atëherë, unë thashë që më vjen shumë zor që merrem me detaje të tilla, por na detyrojnë standardet për të cilat tentohet të spekulohet opinioni publik dhe në respekt të opinionit publik na duhet të japim edhe ne këto detaje.

Udhëtimi im është në krahun e Saukut, përmes rrugës që shkon për tek kopshti ‘Sos’, dal në kryqëzimin e Saukut, dhe vijë në zyrë. Ky është rrugë kalimi im. Natyrisht kur ka patur aktivitete zyrtare, siç rasti i nderimit të ushtarëve britanik, të cilat ndodhen në kodrat e liqenit, në raste të tilla presidenti duhet të shkojë i eskortuar atje sepse këto janë edhe rregullat e shtetit.

Por, spekulime të tilla, të këtij niveli në fakt, mua më bëjnë të ndjehem keq, për faktin që përdoret hapësira mediatike dhe komunikimit publik, që një individ e përfiton për shkak të pozicionit që ka për të deformuar perceptimin e qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të detyruar për t’i shkojmë sqarime, në fakt për të mos lënë pikërisht deformimin, deformimin e perceptimit tek qytetarët shqiptarë, dhe kjo reflekton kulturën dhe ne këtë kulturë duhet të ndryshojmë dhe ne këtë kulturë duhet ta izolojmë, kulturën e deformimit, kulturën e spekulimit, kulturën vulgare, kulturën e një sjellje banale.

Ne duhet të shkojnë drejt një modeli këtyre të rinjve dhe të rejave dhe ata unë jam i bindur që e kanë marrë tashmë. Kemi nevojë që gjenerata e re të marrë dhe të ofrojë një kulturë, një model të ri dhe të bërjes politikë dhe të komunikimit publik dhe të përballjes me sfidat që ka shoqëria jonë dhe të adresimit të sfidave që neve kemi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY