Deklarata/ Ja si e përshkruan Shtëpia e Bardhë takimin Rama-Obama-Biden

Deklarata/ Ja si e përshkruan Shtëpia e Bardhë takimin Rama-Obama-Biden

90
0
Shares

Shtëpia e bardhë ka publikuar njoftimin për shtyp lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrit Rama me Presidentin Obama dhe zëvëndëspresidentin Biden.

Më poshtë është deklarata e plotë për shtyp e Shtëpisë së bardhë:

SHTËPIA E BARDHË, Zyra e Zëvendës Presidentit

14 prill 2016

Zbardhje e Takimit të Presidentit dhe Zëvendës Presidentit me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Presidenti Obama iu bashkua sot një takimi midis Zëvendës Presidentit Biden dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Presidenti, Zëvendës Presidenti dhe Kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik të Shqipërisë në çuarjen përpara të sigurisë rajonale dhe rishprehën rëndësinë që ka mbajtja hapur e derës së integrimit euro-atlantik për stabilitetin në Ballkan. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti përgëzuan Shqipërinë për udhëheqësinë e saj në promovimin e tolerancës fetare, për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL, dhe për hapat domethënës që Shqipëria ka ndërmarrë për t’iu kundërvënë terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti, Zëvendës Presidenti dhe Kryeministri po ashtu ranë dakord mbi rëndësinë që ka vazhdimi i reformave për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë.
shtepia e bardeh gota me uje

press release shtepai e bardhe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY