Ne foto, qyteti I Kallamates
Policia e Beratit arrestoi dje një shtetas te shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim.
Nga ana e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
• Alfred Metaj, 34 vjeç, banues në Poliçan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal.
Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2001, në qytetin e Kallamatës të shtetit grek, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë një shtetas gjerman.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/