SKEMA/ Rimbursimi i barnave për veteranët e LANÇ, 400 milionë lekë abuzim...

SKEMA/ Rimbursimi i barnave për veteranët e LANÇ, 400 milionë lekë abuzim me receta fiktive

117
0
Shares

Një tjetër skemë abuzimi me rimbursimin e barnave, me receta fiktive, zbulon një abuzim që për një periudhë prej më pak se një vit e gjysmë, prej 400 milionë lekë (të vjetra).
Denoncimin e bënë publik deputetja e PD-së, Albina Deda, e cila zbulon edhe skemën.
Sipas deputetes, abuzimi ka ndodhur me ilaçin Neuro AID, për kategorinë e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare.
Deputetja denoncon, se ky bar, nuk është në Listën e Barnave të Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave.
Ajo gjithashtu denoncon edhe rimburismin abuziv, që shkon nga 1.3 milionë lekë – deri në 1.5 milionë lekë (të vjetra) për recetë.

 

Denoncimi i plotë i deputetes Albina Deda


addPak muaj më parë është bërë një kontroll në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi, një skemë abuzive me barnat per veteranët e Luftës Nacianal Clirimtare. Kjo skemë është në vazhdën e ngritjes së skemave abuzive dhe heqjes qellimisht te mekanizmit te kontrollit per barnat nga MSH në dy vitet e fundit në vendin tonë.
Nga kontolli ka rezultuar se në periudhën Shtator 2014 deri ne fund të vitit 2015 në disa farmaci të Tiranës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka rimbursuar të ashtuquajturin Neuro AID, i cili, edhe nga verifikimet tona nuk rezulton ne Listen e Barnave te Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjensisë Kombëtare të Barnave, dhe cka është më e rënda rezulton se ky Neuro AID-i nuk është bar apo medikament por një suplement dhe për pasojë nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë. Në një situatë të tillë ky Suplement nuk duhej të rimbursohoj. por për fatin e keq tonin, ky suplement është rimbursuar në rreth 4 farmaci në kryeqytet për muajt Shtator 2014-Tetor 2015 me një vlerë totale prej 40 milion lekë (të reja). Keto framaci nga të dhenat rezultojnë të jenë në pronësi të ish-drejtuesve të larte të Fondit dhe njerëzve të lidhur me MSH ( farmacia Coli’s, Geni-Lori, Nikol 2, etj ).
Nga informacioni që ne disponojmë rezulton se ky suplement, ka hyrë në Shqipëri me vlerë rreth 25.000 lekë (gjithmonë të reja, 1 kuti me 180 kapsula) dhe është rimbursuar nga Fondi për periudhën në fjalë duke variuar nga 170,000 lekë (të reja) për recetë cdo muaj gjatë vitit 2014, deri në vlerën 130.000 lekë (të reja) për recete cdo ne muaj në vitin 2015.
Pra, për rreth një vit e gjysëm eshtë lejuar të funksionojë kjo skemë mashtrimi me Fondin e Rimbursimit si edhe nga të dhënat tona rezulton se në shumicën e rasteve ky Suplement nuk është marrë fare nga Veteranët në Tiranë, por thjesht janë mbushur receta fiktive dhe janë rimbursuar leket në farmacitë e pushtetit të sotëm.
Mësohet se pas këtij kontrolli janë marrë masa adminstrative (për peshqit e vegjël) por nuk dihet se si është mbyllur vlera prej rreth 40 milion leke ( ose 400 milion lekë të vjetra).
(Kanë marrë vetem vërejtje disa specialistë të Drejtorisë së Tiranës).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY