DENONCIMI/ Helikopteri i rrëzuar jashtë planeve dhe kohës stërvitore të fluturimit

DENONCIMI/ Helikopteri i rrëzuar jashtë planeve dhe kohës stërvitore të fluturimit

85
0
Shares

Ditët kalojnë dhe fakte të tjera denoncuese bëhen me dije, për qëllimin e fluturimit të helikopterit të Forcave të Armatosura i cila ra disa ditë më parë në liqenin e Shkodrës.
Më i fundit denoncim vjen nga një person me inicialet F. B., që pretendon se është pilot i repartit ushtarak të helikopterëve në Farkë.
Në denoncimin e tij, të cilin e bën publik ish-kryeministri Sali Berisha, piloti denoncon fluturimin e helikopterit, jashtë planeve të fluturimit të asaj dite, si edhe qëndrimin në ajër, mbi kohën strikte, 1 orë e 30 minuta, të stërvitjes.

 


Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
 

Ja si mashtruan Mimi dhe gjeneral Trafiku!



pltPiloti dixhital denoncon
– Mashtrimin e Mimit dhe gjeneral Trafikut
-Daten e rrezimit, Helikopteri EC -145 nuk kishte planifikim per fluturim stervitor per ne Dukagjin!
-Helikopteri qendroi ne fluturim jashte afateve kohore qe qendrojne ne nje stervitje. Ai ra ne liqenin e Shkodres pas 125 minutave fluturim.
Piloti flet per lidhje te dyshimte midis fluturimit per ne Dukagjin te helikopterit EC -145 dhe fluturimit per ne Dukagjin te helikopterit Shega Trans!
Mungesa e teknikut apo inxhinierit te fluturimit ne bord dhe zevendesimi i tyre me ushtarin profesionist, eshte rreptesisht e ndaluar dhe akuzon per mision jo stervitor.
Mos aktivizimi i jasteqeve te ajrit dhe sistemeve te tjera te sigurise se helikopterit EC-145, lidhet sipas pilotit dixhital me faktin se pilotet e rene ne krye te detyres ishin ngarkuar me shume se sa kishin kualifikimi i tyre.
I bej thirrje prokurorise se shtetit, te hetoje me seriozitetin me te madh per te nxjerre ne drite te verteten rreth kesaj ngjarje tejet te rende, nga e cila del qarte se Mimi dhe gjeneral Trafiku perpiqen qe ta fshehin ne fundin e liqenit te Shkodres. Per me gjate lexoni mesazhin e pilotit dixhital!

“Pershendetje z Berisha ju falenderoje per qendrimin qe keni mbajtur keto dite ndaj çeshtjes se rreximit te helikopterit EC-145. Si pilot i ketij repart per te ndihmuar sado pak ne zbardhjen e te vertetes te kesaj ngjarje tragjike ne te cilien humben jeten koleg dy te mije duaj te theksoje se hetimi serioz i kesaj çeshtje duhet te ju japi pergjigje pyetjeve qe vijojne
Pse u dregua jasht çdo plani te asaj dite te stervitjes ne – Dukagjin helikpoteri EC-145. Dukagjini nuk ishte ne planin e stervitjes te asaj dite
-A kishte lidhje fluturimi ne Dukagjin helikpterit EC-145 me fluturimin ne te njejten kohe po ne Dukagjin te helikopterit Shega Trans
-Koha e stervitjes per helikopteret e regjimentit tone esht si regull i prere 1 ore e 30 min.
-Pse qendroje mbi dy ore ne fluturim helikopteri EC-145 ?ai esht rrexuar mbi liqenin e Shkodres pas 125 minutash fluturimi.Zgjatja e fluturimit mund te krijoje probleme te renda edhe nga karburanti sidomos ky i yni!
-Pse ne bordin e helikopterit ne fluturim stervitor nuk ishte ashtu si çe percakton ne menyre prere regullorja,inxhinjer apo teknik fluturimi por ishte nje ushtar profesionist qe e ka te ndaluar kategorikisht fluturimin me helikopter ne stervitje
Çfar misioni kishte ne bordin e helikopterit ushtari profesionist??
Pse nuk u aktivizuan jastiqet e ajrit ne kembet e helikopterit me te cilat ai mund te notoje ne uje,dhe asnjeri nga sistemet tjera te sigurise dhe shpetimit te tije dhe se fundi,
A ka lidhje ky mosaktivizim i sistemeve te sigurise te helikopterit te mbytur me faktin se asnjeri nga koleget e mij te ndjere ne bord nuk plotesonin kushtet teknike profesionale te kerkuara per pilotimin e helikopteritEC-145
A ploteson kushtet kompania e mirmbajtejes e cila thuhet se esht perzgjedhur nga njohjet e sekretarit te pergjitheshem Arjan Kraja me miratim te ministres?
Dhe nje here ju falenderoje per insistimin tuaj ne zbardhjen e te vertetes te kesaj ngjarje shokuese per njesine tone por mendoj se vetem nje hetim i guximshem i paanshem i ketyre ceshtjeve do te mund te nxjerre nga fundi i liqenit te verteten e kesaj ngjarje tragjike,me shume respekt F.B”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY