DETAJE/ Ja pse ra helikopteri dhe pse vdiqën dy pilotët e tij

DETAJE/ Ja pse ra helikopteri dhe pse vdiqën dy pilotët e tij

81
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka pyetur paraditen e kësaj të premteje, dy inxhinierët të regjimentit të Farkës, në lidhje me rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës.
Ata janë pyetur mbi gjendjen teknike të mjetit para ngritjes në ajër. Dy ushtarakët kanë sqaruar procedurën që ndiqet për të parë, nëse është respektuar në këtë rast.
Televizioni Klan mësoi nga grupi hetimor se rrëzimi ka ardhur si pasojë e prekjes së helikës kryesore me ujin e liqenit.
Po ashtu, burime jo zyrtare, shprehen se deri më tani rezulton se plani i stërvitjes i paraqitur nga drejtuesit e repartit të helikopterëve në Farke, nuk korrespondon as me përbërjen e ekuipazhit dhe as me zonën, ku ka fluturuar helikopteri.
Ndërkohë që kanë dalë dhe rezultate e autopsisë që kanë përcaktuar se piloti Donal Hoxha ka gjetur vdekjen si pasojë e një goditje në qafe, ndërsa Floran Delia ka  humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Ekspertët thonë se ai ka tentuar të lirojë rripin e sigurimit, por nuk ka arritur. Helikopterit i është shkëputur bishti i tij nga përplasja.
Pikërisht në hapësirën e krijuar nga kjo shkëputje ka dalë ushtari i plagosur Gerald Baramuça. Oficerët e policisë gjyqësore pritet ta marrin përsëri në pyetje, pasi herën e parë ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë nga ajo çfarë kishte ndodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY