MBLEDHJA/ Komisioni për drejtësinë ende nuk ka dakordësi për institucionet e reja

MBLEDHJA/ Komisioni për drejtësinë ende nuk ka dakordësi për institucionet e reja

79
0
Shares

Përfundon mbledhja e Komisionit të Reformën në Drejtësi. Në mbledhjen e sotme nuk është arritur të merret vendim në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja, si ajo për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas takimit, deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se palët kanë gjetur dakordësinë në disa prej 10 pikave të diskutuara kryesisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit, duke përmendur këtu ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe të Prokurorisë Speciale për luftën ndaj korrupsionit.
Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se nuk do të ketë konsensus jashtë rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Përfundoi faza e parë e diskutimeve mbi 10 çështjet e dialogut politik dhe në këto 10 çështje përfshihen edhe dy komponentët kryesor të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Është një komponent i luftës antikorrupsion në sistemin e drejtësisë për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Komponenti tjetër ka të bëjë me arkitekturën e sistemit për krijimin e institucioneve të përhershme. Në këtë komponent ka disa mosdakordësi. Lidhur me komponentin e parë, të tre elementët, si ngritja e Byrosë së Hetimit pranë Prokurorisë, ngritjen e Prokurorisë Speciale për korrupsionin në nivelet e larta, dhe për komponentit tjetër siç është kontrolli i gjyqtarëve, ka një dakordësi thuajse të plotë midis palëve”, u shpreh Halimi në përfundim të mbledhjes së sotme.
Deputeti demokrat  Halimi tha se do të jenë ekspertët ndërkombëtar dhe ata të partive politike që do të diskutojnë për të gjetur zgjidhje konkrete.
“Ka mos dakordësi ndërmjet palëve dhe diskutimet do të vazhdojnë, që ka të bëjë me pjesën e institucioneve të reja. Kanë të bëjnë me pjesën e emërimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve. Për ne i mungojnë elementët e balancës. Ka probleme me kapjen politike dhe që Venecia ka dhënë rekomandime, si dhe ka probleme me korporatizmin”, vijoi Halimi.
Nga ana e tij, Famtir Xhafaj parlajmëroi se nuk do të ketë konsensus jashtë qëndrimit të Venecias.
“Ka një gjë pozitive, kemi tashmë një projekt kushtetues për të cilin flasim dhe debatojmë, kemi një opinion final të Komisionit të Venecias mbi këtë projekt dhe natyrisht kemi qëndrime të ndryshme për pika të caktuara që do debatohen. Korniza mbi të cilën është zhvilluar dhe do të zhvillohet gjithë ky debat në Komision dhe seancë plenare është opinioni final i Komisionit të Venecias. Çdo lloj debati në këndvështrimin tonë nuk mund të jetë një debat që do të cenojë thelbin e reformës. Duke ruajtur kornizën e Komisionit të Venecias, rekomandimet, mbi këtë shtrat dhe projekt shumë të mirë që kemi, jemi në gjendje të mund të arrijmë në një konsensus që nuk do të cenojë thelbin e projektit.
Kemi  diskutuar 10 çështjet e pretenduara nga opozita, një pjesë e të cilave për fat të mirë ishin çështje të ezauruara nga Komisioni i Venecias gjë që na e bën më të lehtë diskutimin, një pjesë ishin çështje që kanë nevojë për diskutim dhe debat në rrafshin politik që u zhvillua sot dhe mbetet i hapur për tu rikthyer pasi të kemi një qëndrim të ekspertëve ndërkombëtarë që janë pranuar si ekspertiza e përbashkët në këtë proces”, u shpreh Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY