Bankat super agjenci imobiliare, mbi 200 milion dollarë prona të sekuestruara

Bankat super agjenci imobiliare, mbi 200 milion dollarë prona të sekuestruara

92
0
Shares

Bankat private janë shndërruar në pronaret më të mëdha të pasurive të paluajtshme në vend. Konstatimi vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila ngre shqetësimin se një pjesë e madhe e pronave të sekuestruara nga kredimarrësit e këqij nuk arrijnë të shiten në ankande duke i detyruar bankat që t’i marrin këto pasuri në pronësi të tyre.
Në raportin e fundit të stabilitetit financiar Banka vëren se, nëse në vitin 2012 bankat zotëronin prona të paluajtshme me vlerë 5 miliardë lekë, në fund të vitit të kaluar shifra arriti në 22 miliardë lekë ose gati 200 milionë dollarë.
Këto janë pasuri si ndërtesa tregtare, apartamente apo toka të bllokuara nga kreditorët, të cilët nuk kanë shlyer kredinë, dhe që  bankat nuk kanë mundur t’i shesin në ankand duke u detyruar t’i marrin në pronësinë e tyre.
Banka e Shqipërisë vëren se rritja e pronave të bllokuara në pronësi të bankave i ekspozon ato para disa rreziqeve. I pari është rreziku i rënies së çmimit të këtyre pasurive gjatë kohës që mbahen nga bankat duke ulur shumën e përfituar nga shitja.
Po kështu, mbajtja e këtyre pasurive ka kosto dhe rritja e tyre sipas Bankës së Shqipërisë mund të ndikojnë negativisht likuiditetin e një banke. /topchannel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY