Oktapodi i Panama Papers edhe në sport, si u pagua Rud Gulit...

Oktapodi i Panama Papers edhe në sport, si u pagua Rud Gulit dhe Marko Van Basten

393
0
Shares

Yje të futbollit botëror ne vitet ’80 si Rud Gulit dhe Marko Van Basten janë paguar përmes skemave të “Panama Papers” sipas të dhënave të fundit të publikuara nga media italiane.

Shtypi i vendit fqinj ka lajmëruar sot një listë me emra të njohur të politikës dhe biznesit italian që kanë përdorur skemat offshore për të fshehur taksat dhe pronësitë.

Të paktën 100 emra të njohur të Italisë, mes te cileve është edhe ish-kryeminisitri italian Silvio Berlusconi bëjnë pjesë në këto skema.

Po kështu dy emra te tjere te njohur jane administratori i Milanit Adriano Galliani dhe biznesmeni i njohur Flavio Briatore. Nderkaq, po si pasoje e zbulimit te tij ne skandalin e “Panama Papers” si drejtor i nje kompanie offshore, ka dhene dorëheqjen edhe ministri spanjoll i industrie, Jose Manuel Soria.

Pesë vendet më të mëdha të BE kane rene dakord te shkembejne informacionet per pronaret e fshehte te bizneseve dhe fondeve. Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja do te bashkëpunojnë per te mos lejuar qe biznese apo individe te pasur te mos paguajnë taksat ne menyre korrekte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY