600.000 LITRA/Skandali, karburanti i helikopterëve në Lushnjë, jo në Farkë

600.000 LITRA/Skandali, karburanti i helikopterëve në Lushnjë, jo në Farkë

123
0
Shares

Cilësia e karburantit të helikopterëve është një pistat e hetimit të rrëzimit të helikopterit EC 145.

Ka dyshime të forta se karburanti është i një cilësie shumë më të ulët se sa e kërkojnë standardet. Por më e keqja është se ai ndodhet tërësisht jashtë syve të ushtrisë dhe repartit të Farkës.

Burime të besueshme thanë për Droni.al se të paktën 600 mijë litra karburant që përdoret nga helikopterët është e magazinuar në Lushnjë.

Përvec kësaj ka edhe procedura fiktive të marrjes në dorëzim të sasisë së Jet-A1. Gjithë kjo sasi është bërë hyrje në mënyrë fiktive në depot e Farkës ndërkohë që ndodhet në tankerat në Lushnjë.

Sikurse mësohet karburanti është blerë në Maqedoni ku në fakt është përfituar me një cmim më të ulët se sa në Shqipëri.

Por për ruajtjen e tij depozitat e duhura i ka vetem baza ajrore e Farkes dhe jo Lushnja e cila nuk i ka depozitat sipas kritereve teknike të ruajtjes së karburantit për helikopterë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY