Lirohet nga burgu Dafina Fama, kujdestarja rrahu fëmijën jetim

Lirohet nga burgu Dafina Fama, kujdestarja rrahu fëmijën jetim

223
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka liruar sot nga burgu kujdestaren e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, Dafina Fama. Prokuroria kërkoi dënimin me burg por gjykata i dha asaj vetëm 2 muaj, dënim që iu konvertua me 18 muaj shërbim prove.

Gjykata ka njoftuar vendimin në të cilin argumentohet masa e ndëshkimit ndaj Famës e cila shkaktoi një tërmet zemërimi për shkak të sjelljes së saj të ashpër me një fëmijë.

Ja vendimi:

“Në seancën gjyqësore të datës 15.04.2016 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës kërkoi: Deklarimin fajtore të të pandehurës Dafina Fama, për veprën penale të “Keqtrajtimi i të miturit” dhe në bazë të nenit 124 gërma “b” paragrafi parë e 49 të K.Penal e dënon me 3 (tre) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit penal me burgim të dhënë dhe e pandehura Dafina Fama, dënohet me 2 ( dy) muaj burgim. Në bazë të nenin 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i vendimit për pjesën e mbetur të dënimit penal me burgim të pavuajtur nga e pandehura Dafina Fama, për një periudhë kohe prove prej 18 muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës. Urdhërohet lirimi i të pandehurës Dafina Fama nga I.E.V.P Burgu nr.325, Rr.”Ali Demi”- (Seksioni Grave) Tiranë ( që aktualisht ndodhet në spitalin e burgut Tiranë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY