Itali, policia sekuestron 180 kg kokainë dhe mbi 1 mln euro

Itali, policia sekuestron 180 kg kokainë dhe mbi 1 mln euro

86
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane ka sekuestruar 180 kg kokainë dhe 112 kilogramë sustanca përzierës. Mediat italiane shkruajnë se në kadër të operacionit të koduar “Deti Jon” janë arrestuar edhe 6 persona, të dyshuar si trafikantët e lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar dyshohet se janë të gjithë drejtuesit dhe financuesit e një organizata që kishte si qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës.Gjatë hetimit, policia zbuloi një laborator për prerjen, paketimin dhe ruajtjen e substancavetë cilat përdoreshin për përpunimin e drogës.

Grupi hetimor ka dokumentuar edhe një qërkullim të madh të parave, duke sekuestruar edhe 1milion e 150 mijë euro. Forcat e ushtrisë kanë kryer kontrolle në banesat e 28 personave të tjerë në Calabria, Lazio, Lombardia, Piemonte dhe Sicili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY