Gjykata e Apelit, i paligjshëm ndalimi i Ndriçim Babasit

Gjykata e Apelit, i paligjshëm ndalimi i Ndriçim Babasit

67
0
Shares

Ndalimi nga policia të ish-deputetit dhe kryetarit të PD për degën 5, Ndricim Babasi është konsideruar i paligjshëm nga gjykata e Apelit në Tiranë. Babasi u ndalua më 28 mars nga policë me maska, në mes të ditës në një kafe në Tiranë bashkë me një grup të rinjsh aktivistë të Partisë Demokratike, studentë, mjekë e dentistë.

PD e konsideroi atë ditë arrestimin e tyre si një akt të paligjshëm, të urdhëruar politikisht.

Babasi dhe 12 anëtarët e tjerë të PD u mbajtën 3 ditë në qelitë e drejtorisë së policise së Tiranës, duke thelluar paligjshmërinë e arbitraritetin e policisë.

PD deklaroi sot se ndalimi i 28 marsit, ishte një ushtrim terrori ndaj opozitës, dhe një kërcënim që qeveria i bënte qytetarëve përmes skuadroneve me maska që të mos ngrejnë krye ndaj projektit të saj të paligjshëm, korruptiv e klientelist tek Parku i Liqenit.

Llogari të bëra gabim, pasi PD, opozita dhe qytetarët nuk tremben dhe nuk tërhiqen asnjë milimetër nga qëndrimi në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të pasurisë së përbashkët që është Parku i Liqenit.

Partia Demokratike bën përgjegjës Saimir Tahirin dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj për urdhërimin dhe organizimin e këtij terrori të paligjshëm, dhe i siguron ata se do të japin llogari para ligjit, thuhet në një deklaratë të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY