SKANDALI/ “Shullazi ndikon zgjedhjet për rektor, dorëhiqet nga presioni Mynyr Koni”

SKANDALI/ “Shullazi ndikon zgjedhjet për rektor, dorëhiqet nga presioni Mynyr Koni”

83
0
Shares

Mynyr Koni gjatë fushatës për rektor, në një takim në Fakultetin e Gjyhëve të Huaja

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi sot kërcënimin me jetë që i është bërë sipas tij kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Sipas Berishës ka qenë Rama i cili, sipas tij, ka urdhëruar Emiljano Shullazin të merret me zgjedhjen e rektorit në Universitet.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Berisha akuzoi Ramën se ka ngarkuar për këto zgjedhje të kujdeset Emiljano Shullazi.

Deklarata e Berishës:

“Rama zgjedhjet në universitetet e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i universitetit të Tiranës, në zbatim të porosive të tij, Shullazi të enjten, ndalon njërin nga kandidatët, akademikun Mynir Koni, është në shkencat e natyrës. Siguroj shqiptarët që në memorien time ky person nuk ka asnjë lidhje me PD dhe kryebanditi Shullazi i kërkon profesorit të tërhiqet nga gara ose do i rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje profesori i nderuar ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje banda e Shullazit me tre makina të blinduara kanë takuar rektorin aktual Dhori Kulen, dhe i kanë kërkuar me kërcënim që të heqë cdo mbështetje ndaj Konit”, tha Berisha.

Ai ka ftuar presidentin të informohet për këtë dhe të angazhohet sipas ligjit, ndërkohë prokurorit të Përgjithshëm, të angazhojë prokurorinë e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY