Një video e papublikuar asnjëherë më parë që ka regjistruar goditjen ekullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork është bërë virale në rrjetet sociale.
Videoja është filmuar nga një gjimnaziste nga një konvikt, e cila ishte një spektatore pa e ditur se po filmonte ngjarjen më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-ve.
Më 11 shtator, studentja e Universitetit Neë York, Caroline Dries dhe shoqja e saj, Megan, u zgjua me tingujt e asaj që mund të quhet shpërthimi më i fuqishëm.
Ajo e filmoi ngjarjen nga kati i 32 i ndërtesës ku ndodhej, ku fillimisht ajo dalloi një tym që vinte nga Kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregtisë.
Në video shpalosen pamjet si dhe konfuzioni i gjimnazistes në atë kohë, e cila bashkë me shoqen e saj spekulon se çfarë po ndodh, ndërsa Megan çmendurisht shpjegon këtë situatë duke i treguar nënës së saj në telefon.
Pasi panë se çfarë po ndodhte, të dyja shoqet dolën në rrugë, por aty kuptuan se ishin më të pasigurta dhe u ngjitën sërish në konvikt ku panë ngjarjen e rëndë dhe shembjen e Kullës.
“Në nuk e dinim se çfarë të bënim, ndiheshim të pambrojtura dhe kështu ne dolëm nga banesa, morën ashensorin dhe dolën në rrugë, aty pamë që ishte kaos dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. U deshën të kalonin 10 vjet që unë të kuptoja se sa i veçantë ishte ky filmim”, thotë ajo.
Në dokumentari që ka realizuar CNN ju mund të dëgjoni gjithë rrëfimin e vajzës që në atë kohë ishte një gjimnaziste. Kjo video vjen sërish në vëmendje vetëm pak ditë pasi u zbulua se presidenti Obama mund të hapë dhe të nxjerrë një dokument të diskutueshëm sekret për sulmet e 11 shtatorit në dy muajt e ardhshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/