Më datë 16.04.2016, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, është goditur punonjësi i Policisë Rrugore, shtetasi G. B.
Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
* Emiliano Mrishaj, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me grushta, për shkak të detyrës, shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Specialist I menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/