FOTO/ Instagrami zbulon ndonjëherë më shumë se ç’duhet. Ja kush është i...

FOTO/ Instagrami zbulon ndonjëherë më shumë se ç’duhet. Ja kush është i dashuri i Luanës

105
0
Shares

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, prej disa ditësh ndodhet në kryeqytetin e dashurisë, në Paris. Fillimisht, udhëtimin në Europë e nisi nga Venecia, atje ku po pushonin e motra, Marina, dhe partneri i saj, Getoar Selimi.

luanaaaaaaaaaaa

Edhe pse nuk zbulon ende asgjë për jetën e saj private, në disa prej portaleve online, pas pyetjes “kush e shoqëron Luanën në Paris” përgjigjja ishte me mbesën e saj, Jorin. Por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe… Luana në Paris është me të dashurin e saj dhe siç mësohet, ai është ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Cocaj.

luanaaa

Pak minuta më parë, në një foto të postuar së fundi nga Luana në profilin e saj në Instagram, njëra prej ndjekëseve i ka bërë një koment, të cilin pak minuta më pas, moderatorja e ka fshirë: “Sa ju takova ty e Krenar Cocaj, shumë çift i bukur. Mos e mbaj të fshehtë Krenarin se e kemi zbuluar cili është i dashuri yt, ish i dashuri i Dafina Zeqirit…” dhe më poshtë, po e njëjta komentuese, shkruan se shumë shpejt do t’i bëjë edhe foto paparaci çiftit. Komenti nuk është më në profilin e Lunaës, e cila, me sa duket, nuk është ende gati për ta bërë publike marrëdhënien e saj. Gjithsesi, deri tani burimi i vetëm për këtë marrëdhënie mbetet ky koment. /Revista Class/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY