Blushi nis lëvizjen e dytë politike. Nga lëvizja e parë vetëm ai...

Blushi nis lëvizjen e dytë politike. Nga lëvizja e parë vetëm ai në Parlament

81
0
Shares

Disa nga protoganistet e Levizjes per Mendimin Ndryshe

Deputeti socialist Ben Blushi ka nisur takimet nëpër rrethe duke promovuar lëvizjen e re të tij “Shqipërinë mbi partinë”.

Ajo që na mbledh sot është dëshpërimi tha ai gjatë një atkimi në Berat ku shoqëroheje dhe nga deputetja Mimoza Hafizi si dhe socialistët Maqo Lakrori, Marko Bello e Petrit Ago. Takimi u mbajt në pallatin e kulturës.

ben blushi me miqte 1

Levizja per Mendimin Ndryshe gjate nje Konference per shtyp ne vitin 2010

“Ajo që na mbledh sot, për fat të keq është dëshpërimi. Shqipëria është një vend i dëshpëruar. Në 25 vjet demokraci nuk morëm atë që prisnim”, tha Blushi.

Ndërkohë, deputetja Hafizi deklaroi se brenda Partisë Socialiste gjërat nuk po funksionojnë ashtu siç duhet dhe drejt.

Kjo është lëvizja e dytë politike brenda PS që po drejton Blushi që në vitin 2009.

Më parë ai organizoi “Lëvizjen për Mendimin Ndryshe” në të cilën u përfshinë deputetë si Arben Malaj, Kastriot Islami, Marko Bello, Andis Harasani etj. Vetëm Blushi është deputet i PS sot. Të tjerët janë jashtë Parlamentit ose kanë bërë një vrap aq të gjatë sa kanë përfunduar tek ana tjetër e politikës si Kastriot Islami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY