Një gazetar sirian u godit nga një predhë gjatë një transmetimi direkt nga një zonë e luftës.
Korrespondenti Ebrahim al-Khatteb ishte duke raportuar përpara kamerave në Handarat, në veri të Aleppo, kur papritur ndodhi shpërthimi.
Kamera që e filmonte u rrëzua në tokë ndërkohë që reporteri i përgjakur në fytyrë dëgjohet teksa thërret për ndihmë, përpara se një koleg ta ndihmojë.
Spas Orient Neës, stalicioni televiziv me qendër në Dubai për të cilin punon Ebrahim, gazetari është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi gjatë një sulmi ajror mes trupave besnikë të President Bashar al-Assad dhe Al-Nusra Front.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/