VENDIMI/ Dënohet me 5 vjet burg reperi kosovar Cozman, u kap me...

VENDIMI/ Dënohet me 5 vjet burg reperi kosovar Cozman, u kap me drogë

287
0
Shares

Ylber Abdullahu, reperi kosovar i njohur me emrin e artit Cozman, u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për drogë. Atij iu gjet më 4 korrik 2015 në kryeqytet 18 gramë kanabis sativa. Në përfundim të katër seancave të procesit gjyqësor në ngarkim të tij, gjykata vlerësoi të provuar akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie.
Rreperi Cozman Artisti përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se gjykimi ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë uljen, që ia ka çuar masën e dënimit në 3 vjet e 4 muaj burg, Cozman nuk do të kthehet asnjë ditë në qeli. Përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3­ vjeçare.
Referuar vendimit të Gjykatës, për një periudhë trevjeçare Cozman nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe duhet të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.

VENDIMI


cozman1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Ylber Abdullahu (Cozman), per vepren penale ”Prodhim dhe shitje te lendeve narkotikeve”parashikuar ne neni 283/1 K.Penal e denon me 5 vjet burgim.
2. Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale te pandehurin Ylber Abdullahu (Cozman), e denon me 3 vjet e 4 muaj burgim.
3. Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi I ekzekutimit te vendimit te denimit me burgim per nje afat 3 vjet , ne menyre qe gjate kesaj kohe I pandehuri te mos kryej veper penale
4. Te mbaj kontak me Zyren e Sherbimit te Proves Tirane.
5. Te mos shoqerohet me persona te denuar .
6. Te heq dore nga perdorimi I lendeve narkotike.
7. Revokimin e vendimit nr 1817 Akti date 06.07.2015 te Gjykates se Rrethit Gjyqeosre Tirane per caktimin e mases se sigurimit (Garanci pasurore ne Shumen 5000 euro), parashikuar nga neni 236 I K.Pr.Penale .
8. Garancia pasurore ne Shumen 5000 euro ti kthehet personit qe e ka depozituar per llogari te vendimit nr 1817 Akti date 06.07.2015 te Gjykates se Rrethit Gjyqeosre Tirane, pasi vendimi te marre forme te prere
9. Sasia e lendes narkotike e lloit kanabisativa prej 18-grame te asgjesohet.
10. Shpenzimet proceduriale ne Shumen 11000 leke dhe ato gjyqesore I ngarkohen te pandheurit Ylber Abdullahu (Cozman).
11. Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane per 10 dite nje dite pas shpalljes.
U shpall sot ne Tirane date 13.04.2015 ora 11:10 SEKRETARE GJYQTAR MAJLINDA NDREGJONI MARTIN DEDA
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY