DEKRIMINALIZIMI/ Adriatik Llalla “i rrëfehet” Ilir Metës

DEKRIMINALIZIMI/ Adriatik Llalla “i rrëfehet” Ilir Metës

63
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka qenë i pari në listën e 109 zyrtarëve të thirrur nga Kuvendi për të deklaruar të shkuarën penale, duke plotësuar dhe dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Por burime nga administrata e Kuvendit, bëjnë ët ditur se në plotësimin e formularit, kryeprokurori ka bërë një gabim teknik, raporton shqiptarja.com. Ky gabim ka të bëjë me mungesën e një vize në një hapësirë boshe, në mënyrë që më pas, të mos jepet mundësia manipuluesve që të plotësojnë hapësirën boshe me shënime të tjera spekulative. Sipas procedurës, do të duhet që Llalla ta rregullojë këtë mangësi në formularin e rrëfimit të tij, dhe ky proces për të, të quhet i përfunduar.
Disa ditë më parë, Kuvendi njoftoi se kryetari Ilir Meta kishte nxjerrë 3 urdhra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Përmes 3 urdhrave, Kuvendi ka ngritur strukturën e posaçme që do të jetë përgjegjëse për këtë proces. Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ajo që do të menaxhojë këtë proces për llogari të Kuvendit.
Pas nxjerrjes së këtyre urdhrave, kryeparlamentari Ilir Meta ka thirrur 109 zyrtarë, staf politik të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve të pavarura, të plotësojnë formularin e dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY