Makina e një avokati në qytetin e Sarandës ka shpërthyer mëngjesin e së dielës rreth orës 02:40. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, në makinën e Spiro Vasos.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Lënda plasëse është hedhur te goma e parë e mjetit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
makina
Njoftimi i policisë
Rreth orës 02:40, është marrë njoftimi se ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Gjergj Arianiti” të qytetit Sarandë.
Menjëherë, Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se, pranë një hoteli në rrugën “Gjergj Arianiti”, një automjet tip “Mercedes-Fuoristradë” me targë, AA 894 BJ, në pronësi të shtetasit: S. V., dyshohet se i është vendosur një sasi e vogël me lëndë plasëse pasi automjeti ka pësuar dëmtime të lehta. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, automjeti ka qenë i parkuar në këtë rrugë dhe për pasojë është dëmtuar pjesërisht (vetëm pjesa e përparme e tij).
Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/