Basha: 100 milionë euro nga buxheti do shkojnë si subvencione drejtpërdrejt tek...

Basha: 100 milionë euro nga buxheti do shkojnë si subvencione drejtpërdrejt tek fermerët

83
0
Shares

Në programin qeverisës Partia Demokratike ka përcaktuar bujqësinë si prioritet dhe një ndër levat kryesore për të nxjerrë vendin nga kriza. Për këtë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha fermerëve të Xarrës dhe Konispolit se 150 milione euro nga buxheti do të shkojnë për bujqësinë.100 milionë prej të cilave do të shkojnë për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.

Fermer:E gjithë kjo fushë vaditet me pikatore. Dhe unë naftën e blej 1800- 1700 lekë litri. Të paktën nafta të subvencionohet, të marrë pesë lekë bujku.

Basha:Leva për ta nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza për ne është bujqësia. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur dhe pse nesër në qeverisje 150 milionë euro në vit do t’i shpenzojmë për bujqësinë, në dy kolona. Kolona e parë infrastrukturë bujqësore. Kolona e dytë subvencione të drejtpërdrejta për fermerin. 50 milion euro në vit do të dedikohen për të përfunduar infrastrukturën ndihmëse bujqësore dhe 100 milionë euro të tjera do të rezervohen vetëm për subvencionim të drejtpërdrejtë fermerit. Siç jepet pensioni, siç jepet ndihma ekonomike, kështu do të jepet edhe subvencioni për fermerin.

Papunësia është një nga shqetësimet më të mëdha të banorëve të Ksamilit, një nga zonat turistike më të bukura të vendit. Banorët theksuan në takimin me zotin Basha se janë te detyruar të marrin para borxh dhe për tu ushqyer.

Banorë:Kanë mbetë të rinjtë papunë, vijnë vërdallë, venë burgjeve.

Banorë:Kam hy borxh 2 milionë lekë për copën e bukës.

Banore:Kisha për të marrë ilaçet, nuk i mora. Ishte 30 mijë lekë një kuti ilaçe, e lash pa marrë.

Basha:Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Çfarë është ulja e taksave? Ulja e taksave është 1 miliard euro në ekonomi, mesatarisht 2 milionë lekë të vjetra për çdo familje, çdo vit. Me paratë e tjera të taksave do të hapim punë publike, po punë publike tamam dhe jo gënjeshtra, jo mashtrime. Ujësjellës, kanalizime, rrugë, shkolla, spitale, vaditje, subvencione për fermerët, subvencione për peshkimin, subvencione për industri që hapin vende pune për të rinjtë.

Situata është po kaq e keqe në Delvinë.Heqja e kempit dhe ndihmës ekonomike në mënyrë abuzive ka lënë në mëshirë të fatit shumë familje. Ndonëse prej 13 vitesh merrte pagesën e invaliditetit, një kryefamiljar i tha liderit të opozitës se prej disa muajsh ia kishin ndërprerë pa të drejtë. Megjithë ankesat e shumta askush nuk i kishte dëgjuar dhe as nuk kishin marrë përgjigje. Fëmijët e tij të mitur – rrëfeu kryefamiljari – flinin shpeshherë pa ngrenë pasi e vetmja e ardhur ishte ajo pagesë.

Banor:13 vjet invalid, na erdhi një vlonjate vjet këtu në komision na i hoqi fare. Ja, më kërkojnë të hajnë fëmija, unë shpirtin nuk ia jap dot fëmijëve se s’kam ç’të bëj. Herë flejmë pa bukë në darkë, herë me bukë.

Banore:Këtu ka papunësi shumë të madhe. Ujë këtu s’ke, bukë këtu s’ke, ushqime s’ke, asnjë gje s’ke. Ja shiko si i ke tërë delvinjotët, ja si janë!

Basha:Kjo sprovë trevjeçare le të shërbejë që të mblidhemi e të bashkohemi të gjithë njësoj si para 25-vitesh. Kjo është një ftesë e hapur edhe për ata të tjerët që ndoshta nuk kanë votuar më parë për Partinë Demokratike por që duhet të shohin sot jo thjesht flamurin e Partisë Demokratike por propozimin e Partisë Demokratike, vizionin e Partisë Demokratike, vendosmërinë dhe pastërtinë e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për tu dhënë shqiptarëve punë dhe punësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY