ZYRTARE/ Kanosja me eksploziv që prangosi Emiliano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij

ZYRTARE/ Kanosja me eksploziv që prangosi Emiliano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij

57
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ka dhënë detaje për prangosjen e Emiliano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.
Zyrtarisht polica e Tiranës ka bërë të ditur se është ekzekutuar urdhri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Arjan Zika, me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.
Mësohet se Arjan Zikës, ia kanë vendosur eksplozivin para një muaji.
Të njëjta burime saktësojnë se ndalimet e Emiljano Shullazit, Gilmando  Danit dhe Blerim Shullazit u bënë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka regjistruar një sërë procedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.

Të ndaluarit

• Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Gilmando  Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.

Akuzat

• “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
• “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.
• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
• “Grup i strukturuar kriminal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY