NGJARJA/ Eksplozivi një muaj më parë në garazhin e biznesmenit, për “rrëmbimin”...

NGJARJA/ Eksplozivi një muaj më parë në garazhin e biznesmenit, për “rrëmbimin” e pasurisë

71
0
Shares

Foto, garazhi ku ndodhi shpërthimi eksplozivit më se një muaj më parë

Eksplozivi për të cilin akuzohen dhe janë prangosur Elmiliano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi i është vendosur Arjan Zika, në garazhin e tij. Ngjarja ka ndodhur më se një muaj më parë, në 13 mars, ndërsa një sasi lëndësh eksploziv shpërtheu në garazhin e një pallati pranë Rrugës së “Kavajës”, pikërisht pas godinës së Policisë Bashkiake. Kanë qenë rreth 200 gram eksploziv e tipit C4 që kanë shpërthyer në garazh.
Garazhi ishte pronë e Arjan Zikas, një biznesmen.
Zyrtarisht policia Vendore e Tiranës njoftoi për këtë ngjarje se, “rreth orës 00:25 në rrugën “Sali Butka”, në garazhin e shtetasit A. Z., ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale në hyrje të garazhit dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz”.
Shpërthimi përveç disa dëmeve materiale, ka shkaktuar panik te banorët, të cilëve këto shpërthime ju kujtojnë serinë e “lojës” së shpërthimeve eksplozive, të rreth një viti më parë.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet.
Ndërkohë, sot, pas prangosjes së tre të dyshuarve, zyrtarisht polica e Tiranës bëri të ditur se është ekzekutuar urdhri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Arjan Zika, me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY