Secila shenjë ka disa karakteristika të veta interesante të cilat e bëjnë tërheqëse, ndërsa edhe aspektet e ndryshme astrologjike mund të ndikojnë në atë se a është dikush i mirë në seks, pa marrë parasysh shenjën.
Mirëpo, nëse do të detyrohemi t’i veçonim tri shenja, atëherë gjithsesi: gaforrja, akrepi dhe binjakët – janë dashnorë të mrekullueshëm, mbretër dhe mbretëresha të seksit, transmeton Telegrafi.
AKREPIAkrepët gjithsesi janë në përparësi kur është fjala për seksin dhe epshin. Akrepët thjesht rrezatojnë joshje dhe lehtë i bëjnë për vete partnerët, mirëpo ndodh shpesh që dashnorin ta fusin në lojën e tyre, mund të ndikojnë në skajshmëri të ndryshme, andaj për këtë shkak janë të afta edhe t’i kënaqin partnerët me kërkesa të shumta të imagjinueshme dhe të paimagjinueshme dhe me afinitete seksuale, kështu që seksi me to është i paharrueshëm.Akrepi pëlqen të provojë eksperienca të reja, nuk i shpalos lehtë aspektet e fshehta seksuale të karakterit të tij, por i tregon ngadalë-ngadalë. Çdo aktivitet i tyre seksual karakterizohet nga spontaniteti dhe pasioni i fortë.Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund t’ju shkaktojё njё plagё tё pёrhershme. Kur Akrepi godet, pickimi i tij djeg shumё. Akrepi jo vetёm gёzohet pasi ka fituar, por ai do tё fitojё me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.
BINJAKËTDëshirojnë të flirtojnë, madje edhe kur janë në lidhje serioze, dhe kanë prirje për tradhti. Ata prapa pamjes misterioze dhe elegante që kanë shpesh, në realitet janë shumë sensualë dhe pasionantë. Fantazitë e tyre i bëjnë realitet, edhe pse parapëlqimet e tyre jo rrallëherë trondisin. Binjakët kërkojnë më shumë se një shtrat të mirë. U pëlqen të tregojnë histori dhe nuk janë kurrë të merzitshëm. Kanë nevojë për një partner me të cilin të ndihen të gjallë. Ata e duan shumë llojshmërinë, spontanitetin. Bëjeni në një vend ku mund të ndiheni si i mbërthyer. Pëlqejnë sfidat, të ndaluarat, dashnorët e palodhur dhe të paraqitshëm. Krijojnë lidhje paralele për të fituar përvojë. E shkojnë seksin si ripërtëritje dhe nevojë fizike.Binjaku me lehtësi do t’ju paraqesë botën e vet perverse midis të cilave janë të preferuara – lidhjet, xhirimi me kamerë apo prania e personit të tretë, ndërkaq jo rrallë janë të gatshëm edhe për seks në grup.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/