Bankat “rrudhin dorën”, shtrëngojnë kreditë për bizneset

Bankat “rrudhin dorën”, shtrëngojnë kreditë për bizneset

73
0
Shares

Niveli i lartë i kredive me probleme dhe përqendrimi i huas së keqe te bizneset e mëdha, ka bërë që bankat e nivelit të dytë të paralajmërojnë shtrëngim të standardeve të kredidhënies në të ardhmen për sipërmarrjet e mëdha.
Kjo masë sipas tyre do të nisë të zbatohet që në tremujorin e dytë të këtij viti. Një ditë me parë ekspertë të Bankës së Shqipërisë thanë se përqendrimin më të madh kreditë me problem e ka në dy kompanitë në vend ARMO dhe KURUM.
Qëndrimi strikt i bankave në dhënien e kredisë për bizneset e mëdha në të ardhmen, njoftohet në raportin e  Bankës së Shqipërisë për Aktivitetin Kreditues, në tremujorin e parë të vitit.   Në këtë periudhë bankat në përgjithësi kanë  lehtësuar standardet e  kreditimit si për individët ashtu edhe  për bizneset. Por, këtyre lehtësirave i janë përgjigjur pozitivisht me rritje të kërkesës për kredi, vetëm bizneset e  vogla dhe të mesme, ndërsa kërkesa e bizneseve të e mëdha dhe e individëve ka shënuar rënie.
Rënia e besimit të konsumatorëve në ekonomi është një nga shkaqet kryesore, që ka ndikuar në rënien e kërkesës për kredi nga qytetarët.
Banka Qendrore thotë së gjatë tremujorit të parë 2016 , pritshmëritë ishin pozitive për marrje kredie nga ana e konsumatorëve si për banesa edhe për konsum, por ky rezultat shënoi të kundërtën.
Faktor tjetër që ka ndikuar në  rënien e kredisë konsumatore ka qenë edhe  situata në tregun e pasurive të paluajtshme, pasi deri në fund të 2015 në bilancet e bankave numërohen afro 22 miliardë lekë prona të pa shitura. /tvklan.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY