Kur e dashura është e pangopur në shtrat! Ja çfarë ndodh me...

Kur e dashura është e pangopur në shtrat! Ja çfarë ndodh me këtë çift

75
0
Shares

James Keates është një burrë 38-vjeçar anglez i cili ka një të dashur 29-vjeçare, Sami Walton, e cila çdo mbrëmje e merr në telefon për t’i thënë që po e pret në shtrat. Shokët e James nuk e fshehin aspak xhelozinë e tyre për fatin që ai ka, por shumë pak veta e dinë se pasioni i shfrenuar i të dashurës së tij ka edhe një anë të keqe.

Sami po lufton me varësinë ndaj seksit. Seancat e tyre maratonë e rraskapisin burrin e shkretë, ndërsa uria e saj seksuale i ka kushtuar një vend pune shumë të mirë dhe disa nga miqtë e saj më të ngushtë.

Sami shprehet kështu për “The Sunday People”: “Varësia ndaj seksit është çështje serioze. Shumë meshkuj mendojnë se do i pëlqente një vajzë që ka shumë dëshirë për seks, por asnjë nga të dashurit e mi nuk më ka përballuar. Jam me fat që kam gjetur James. Ai ka qëndrueshmëri për të më mbajtur ritmin, më mbështet shumë dhe nuk më gjykon kur jam në humor të keq”.

Çifti bën seks pothuajse çdo ditë, por Sami ka edhe një koleksion lodrash seksi për rastet kur James është shumë i lodhur për të bërë dashuri.

“Nuk e di se me sa meshkuj kam shkuar. Mendoj që jam me fat që nuk më ka ndodhur asgjë e keqe, pasi fusja në shtëpi edhe njerëz që nuk i njihja aspak”, thotë Sami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY