Opozita e cilëson veprim të dëshpëruar të ministrit të Brendshëm Tahiri, i cili sipas tyre ndjen lakun në fyt që po i shtrëngohet.
Për ish Ministerin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, arrestimi i beftë i padronit të tij, e bën ministrin Tahiri që të flasë përçart,
“pa guxuar t’ia përmendë njëherë të vetme emrin”.
Alibeaj:
Sigurisht e dinë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët se Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dorë në gjakun që u ka pirë Shullazi biznesit duke u vënë gjoba dhe tritol. Tahiri ka dorë në lehtësitë e kultivimit dhe trafikut te drogës dhe pesëfishimin e parcelave me hashash, këtë e dinë shqiptarët e ndërkombëtarët.
Nxiton sot të shkëputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkëpunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me një deklaratë të mjere. Shpejt do i vijë radha dhe atij. Ora po troket për të dhe banditet që po i marrin frymën vendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/