Një biznes i ri duket se i është shtuar Durrësit këto ditë. Sipas gazetarit Sokol Shameti, i cili poston edhe këtë foto, bëhet fjalë për “sufllaqe hallall ‘Rexhep Tahip Erdogan’ – Durrës”.
Ndërkohë, postimi i kësaj foto është pasuar me komente në “Facebook”
“Në një vend kolonial si yni s’ka si të mungojnë ‘perla’ të tilla”, shkruan dikush.
“Aman, thuamë që është tallje!”, nuk e beson një tjetër.
“Hahaha, kushedi çfarë përzierjesh ofrojnë!!!”, reagon dikush.
“Në shqipëri injoranca nuk ka fund”, “shpërthen”, një tjetër.
“Sa pa kuptim! Si shume gjera te tjera te ngjashme edhe kjo as qe ka lidhje me fete e besimet!”, i pret një tjetër person.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/