Stine, së shpejti do të bëhet “baba simpatik”

Stine, së shpejti do të bëhet “baba simpatik”

142
0
Shares

Kantatutori i njohur Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine, së shpejti do të bëhet baba. Opinion.al ka kontaktuar me yllin e hitit “Çifti simpatik” dhe ai nuk ka pohuar, por as ka mohuar lajmin që qarkullonte nëpër portale, duke shtuar se “gjëra të bukura e presin në vijim”. Stine dhe partnerja e tij, Graciela, kanë një lidhje të gjatë bashkë, më shumë se 5-vjeçare dhe mësohet se prej disa mujash kanë nisur bashkëjetesën.

Edhe pse u bënë shpesh kryefjalë e mediave për lidhjen e tyre gjatë edicionit të dytë të “Dance With Me”, ku Stine kërcente me ish-partneren e tij, Roza, marrëdhënia e tyre nuk u lëkund aspak, përkundrazi. Pak muaj më parë, këngëtari festoi edhe 35-vjetorin e lindjes dhe ky duket të jetë viti më i bukur i jetës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY