Vdes në spital polici i aksidentuar nga inspektori i dehur i bashkisë

Vdes në spital polici i aksidentuar nga inspektori i dehur i bashkisë

91
0
Shares

Humb jetën në Spitalin Qendror Universitar të Traumës në Tiranë, efektiv i policisë së Komisariatit të Mirditës i cili tre ditë më parë  u aksidentuar nga një inspektor i dehur i kësaj bashkie.
Viktima është 40-vjeçari Dritan Mjeshtri, i cili u aksidentua mesnatën e së enjtes në rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut, teksa ishte në shërbim.
Në aksident u përfshinë tre mjete. Një prej tyre ka goditur makinën e parkuar private të efektivit të policisë, i cili ishte në patrullim në rrugën e Kombit.
Në momentin e kontaktit, Mjeshtri ka qene brenda mjetit dhe për shkak të goditjes së fortë, ai mbeti i plagosur rëndë. Më pas, u transportua për në spital nga kolegë të tij, të cilët ishin vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, në një postbllok.


Për më shumë mund të lexoni edhe

Mirditë, inspektori i dehur i bashkisë aksidenton rëndë policin
/web/Mirdite_inspektori_i_dehur_i_bashkise_aksidenton_rende_policin_17317_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY