Çifti i vdekur në Tropojë, burri dyshohet si Agim Madani

Çifti i vdekur në Tropojë, burri dyshohet si Agim Madani

97
0
Shares

Personi më i kërkuar nga policia e Tropojës dhe Kosovës, Agim Madani dyshohet të jetë një prej viktimave të gjetura dje në një fshat të Tropojës.

Madani kërkohet pasi dyshohet për vrasje, përdhunim e grabitje,

Ai akuzohet për vrasjen e shokut të tij në vitin 2014, Shpëtim Sinani, të cilin e qëlloi për vdekje pak kohë pasi ishte lënë me leje nga burgu i Shënkollit. Prej atij momenti, Madani kërkohej nga policia shqiptare dhe ajo kosovare.

Policia kosovare e ka identifikuar atë si autor të një serie grabitjesh, ndërsa akuzohet dhe për plagosjen e një punonjëse policie në Pejë. Vetë Agim Madani përdorte telefon dhe madje në rrjetet sociale qarkullonte një foto e tij gjatë kohës kur ishte në kërkim. Gjatë kësaj kohe mendohet të ketë gjetur dhe një grua, me të cilën qarkullonte në vendbanime të sajuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Bashkë me trupin e burrit është gjetur edhe ai një gruaje për të cilën ende nuk ka asnjë hamendje.

Ndërkaq, mister është dhe vdekja e tyre. Nga ana e policisë është përjashtuar paraprakisht krimi, pasi nuk ka shenja dhune apo goditje me armë zjarri te të dy viktimat.

Ekspertiza pritet të zbulojë nëse ka ndodhur ndonjë helmim i qëllimshëm apo në rrethana të tjera ka ndodhur vdekja e dyfishtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY